Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali ku një shqiptar dyshohet se ka plagosur me kaçavidë ish-bashkëshorten e tij. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën Sarteano në Siena. 36 vjeçari shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka goditur me kaçavidë 27 vjeçaren, por që për fat të mirë kanë ndërhyrë në kohë të shpejtë fqinjët e ish-gruas. E reja është dërguar me urgjencë në spital e ndërsa 36 vjeçari është arrestuar.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë një sherr mes dy ish-bashkëshortëve, pasi gruaja kishte shkuar në shtëpinë e tij për të marrë djalin e tyre 4 vjeç, pasi kujdestaria i takonte asaj. Ndonëse ata janë zënë brenda në shtëpi, burri nuk është mjaftuar me kaq, dhe ka sulmuar ish-gruan duke e goditur atë me kaçavidë.
ma.me