Një grup kosovarësh kanë vizituar disa ditë më parë Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj. Ata janw betuar me grushtin lart se do të vazhdonin në rrugën e xhaxhi Enver. Grupi deklaronte se ishte nga Armata Kombëtare Shqiptare, ndërkohë që i dorëzuan të vesë së diktatorit dy certifikata mirënjohjeje, shkruan Albeu.com.
Duket krejt e çuditshme se si shqiptar që nuk kanë jetuar asnjë ditë brenda Shqipërisë së “xhaxhit” Enver, ndihen krenar për atë periudhë, duke u betuar se do t’a vazhdonin rrugën e tij.