Bashkimi Europian ka nisur sot zbatimin e një projekti prej 120 milionë eurosh për financimin e internetit pa pagesë përmes pajisjeve Wi-fi Hotspot, në të gjithë kontinentin në vende si biblioteka, muze dhe parqe.
“Qëllimi i këtij programi është ta bëjmë Europën të dukshme dhe të dobishme për qytetarët tanë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme”, deklaroi komisionerja e Ekonomisë Digjitale të BE-së, Mariya Gabriel.
Projekti është pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer barrierat kombëtare për lidhjen brenda 28 vendeve anëtare të BE-së, dhe vështirësitë në sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për zonat rurale.
Sipas skemës, komunat në të gjithë BE-në mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve wi-fi për vendet publike me vlerën e 15 000 eurove .
Fillimisht, Komisioni do të paguajë vlerën e 1000 dollarëve për instalimin e wi-fi, por qytetet e përzgjedhura për të marrë pjesë në skemë do të duhet të mbulojnë kostot e mirëmbajtjes.
ma.me