Nga Arben Ahmetaj/
Që Lulzim Basha nuk e njeh mjaftueshëm as tabelën e shumëzimit, ky është fakt botërisht i njohur! Që Lulzim Basha ngatërrohet edhe kur flet për paratë e partisë së tij, këtë e tregoi më së miri numri i shpjegimeve kontradiktore që dha publikisht për financimet ruse të fushatës së tij kundër Shqipërisë nëpër botë!
Po që Kryetari i Opozitës ta lexojë publikisht raportin e FMN-së, si një analfabet që nuk ndjek dot as fillin e abetares, kjo shkon përtej Lulzimit si simbol paaftësie individuale e budallallëku politik dhe rëndon qenësisht vetë institucionin e opozitës!
Dhe ky është tanimë një problem i madh shoqëror, jo thjesht një boshllëk i madh politik në shoqëri. Raporti i FMN është shumë serioz për një qenie kaq jo-serioze sa c’është opozita sot.
Në raport janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë sot, e cila rritet në mënyrë të qendrueshme dhe nuk ka lidhje as me fjalën “krizë” e as me fjalë të tjera të përdorura rëndom në fletërrufetë e përditshme të Partisë Demokratike e të kryetarit të saj.
Ngushëllime të sinqerta asaj partie, prej të cilës nuk kemi pritur ndonjë gjë të madhe, por që na befason përditeë me brockullat e mëdha që prodhon për një konsum publik gjithnjë e më në rënie!