E njohim si njeriun që nuk ka frikë të thotë atë që mendon. Fjalën e e kemi për Artan Hoxhën, gazetarin investigative. I ftuar në këndin e ekselencës në emisionin Vila 24 në News 24, Hoxha bëri të ditur se jeton vetëm në 56 metra katror. Në një rrëfim ndryshe, Hoxha bëri të ditur se gazetarët në Shqipëri janë më të pasurit se gazetarët në botë.
Ai tregon ky është një profesion jo shumë i rekomandueshëm për të krijuar një familje të plotë.
“Unë nuk jam futur rastësisht në këtë profesion, është pasion i fëmijërisë. Ky është një profesion jo shumë i rekomandueshëm për të krijuar një familje të fortë e të qëndrueshme për shkak të angazhimeve. Jam munduar ta mbaj familjen larg.
Bashkëshortja ime, Nevila është gazetare, punon në televizionin publik. Një pjesë e mirë e asaj që unë jam është se kam atë pas. Djali Geri është maturant. Djali im thotë që nuk dua të bëhem si babai, dhe ka thënë më duket punë e rrezikshme. Jetoj në një shtëpi 56 metra katror. Në Shqipëri ka gazetarë që janë më të pasur se gazetarët në botë. Më vjen turp që kur vijnë gazetarët e huaj për të bërë ndonjë reportazh më gjejnë me një shtëpi modeste.
Ka gazetarë shumë të pasur, madje jetojnë dhe ky është detaj jam nisur ta bëj. Por jam tërhequr se e di që do bëja shumë armiq. Në vendet më të mira që ka Shqipëria sot dhe në pjesën më elitë që jetohet në kryeqytet ka politikanë, gazetarë, moderatorë apo drejtues, te Gjiri i Lalëzit, te Laguna Blu, kanë vila 500 mijë euro, 1 milion euro që nuk e justifikojnë kurrë me rrogën që marrin.
Sot në mediat shqiptare, ndihem keq se shumicën i kam kolegë, shkoj me ta në emisione, janë njëkohësisht dhe ndërtues, edhe pronarë të një qendre tregtare, imagjinoni sa larg janë interesat e një reporteri. Ka një moment që sot reporterët për shkak të informacionit që kanë, e thonë gabim se ashtu e dinë, jo me qëllim, kurse kjo pjesa tjetër paguhet për ta thënë ashtu, për ta devijuar atë informacion ashtu”, ka thënë Hoxha.
Përplasja me Berishën, Hoxha: Largova familjen nga Tirana
Debati me ish kryeministrin Sali Berisha me sa duket ka sjelle shume probleme per gazetaritn Artan Hoxha, i cili rrefehet per peripecite familjare qe ka pasur.
Ky fakt eshte bere publik, teksa gazetari investigativ Artan Hoxha rrëfeu se çfarë ndodhi pas përplasjes së fortë live në emision me ish-kryeministrin Berisha.
I ftuar në emisionin “Vila 24” në News 24 Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë kur ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas.
Ndërsa shton se nëna e tij, e cila jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital.
“Pas përplasjes që pata më parë. Para një muaji e largova famijen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prinderit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes.
Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, u shpreh Hoxha./a.m.