Projektligji i depozituar në Kuvend nga 9 deputetë demokratë, për ndryshimin e ditës së kujtesës së viktimave të regjimit komunist nga 20 në 26 shkurt u diskutua gjerësisht gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar Demokrat.
Kreu i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, kërkoi ndjesë përpara grupit parlamentar për propozimin ligjor, i cili ndonëse u tërhoq pak ditë pasi u depozitua, prodhoi kritika të forta dhe akuza në radhët e demokratëve.
“Panorama” ka mësuar se nënkzgjedhur 20 shkurti si data historike për përkujtimin e rrëzimit të komunizmit dhe jo një datë tjetër. Berisha ka sqaruar se 20 shkurti është një datë që përmban dy ngjarje, rrëzimin simbolik dhe ryetari i PD-së, Spaho, ka marrë përsipër personalisht përgjegjësitë për depozitimin e projektligjit në Kuvend, duke theksuar se qëllimi ka qenë për të rritur vëmendjen për krimet e komunizmit dhe jo për zhvlerësimin e datës 20 shkurt dhe rëndësisë historike që ajo datë përfaqëson.
Në diskutimin për 20 shkurtin është përfshirë edhe ish-Kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha.
Burime të “Panorama” sqarojnë se Berisha ka treguar në grup përse është faktik të regjimit komunist përmes rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Në diskutime është përfshirë edhe kreu i PD-së, Basha, i cili njësoj si Berisha ka theksuar se 20 shkurti është një datë e njohur ndërkombëtarisht dhe simbolika që ajo datë përfaqëson është e patjetërsueshme.
Basha ka informuar grupin parlamentar se një grup pune nën drejtimin e deputetit Enkelejd Alibeaj po përgatit një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit dhe përkujtimit të viktimave të komunizmit, i cili do të diskutohet edhe me ish-të përndjekurit politikë.
DEBATI NË GRUPIN E PD
Edmond Spaho: Unë do të sqaroja diçka që ndodhi disa ditë më parë lidhur me një propozim ligjor që një grup deputetësh bënë për përkujtimin e ditës së krimeve të komunizmit. Unë si kryetar i Grupit Parlamentar dua të kërkoj ndjesë për keqkuptimin e madh që ndodhi lidhur me çështjen e datës 20 shkurt. Nuk ka qenë qëllimi i askujt të zhvlerësojë simbolikën dhe peshën që ka data 20 shkurt, dita kur u rrë- zua busti i diktatorit Hoxha. Ai propozim ligjor krijoi një keqkuptim të madh, ndaj edhe si kryetar grupi dua të kërkoj ndjesë për të.
Relacionin e ligjit e kam firmosur në mirëbesim nga deputetët propozues dhe jam nisur nga qëllimi i mirë që kishte përkujtimi i viktimave të komunizmit, aq më tepër në një kohë që në mënyrë të vazhdueshme pasardhësit e tyre në pushtet po shfaqin admirim dhe rikthim të simboleve të etërve të tyre. Është përgjegjësia ime si kryetar grupi që nuk e lexova dhe kontrollova propozimin në fjalë, i cili në procedurë normale duhej t’i ishte nënshtruar edhe diskutimit në Grupin Parlamentar. Ka qenë mbingarkesa dhe mungesa e veçantë e vëmendjes që prodhoi këtë keqkuptim, i cili prodhoi edhe një debat të panevojshëm dhe për të cilin mbaj përgjegjësinë time. Por dua të theksoj edhe njëherë se nuk ka qenë qëllimi i askujt që të vendosë në diskutim peshën historike dhe simbolikën që ka 20 shkurti si datë.
Lulzim Basha: Është një projektligj që normalisht duhej të kishte kaluar përmes debatit në Grupin Parlamentar dhe më pas të shkonte në Kuvend. Iniciativa të tilla që kanë edhe një ndjeshmëri të lartë, duhet të kalojnë me patjetër në Grupin Parlamentar. Absolutisht, 20 shkurti është dita që ndryshoi historinë për shqiptarët dhe si e tillë është e patjetërsueshme. Eshtë data simbol për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Ne kemi ngritur një grup pune të drejtuar nga Enkelejdi për hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit dhe përkujtimit të viktimave të komunizmit. Është bërë një punë voluminoze dhe pritet që produkti i saj të konsultohet me përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë.
Sali Berisha: Është shumë mirë që është ngritur ky grup pune dhe këto ngjarje historike, tregues të terrorit diktatorial, sillen në vëmendje të shqiptarëve çdo vit. Unë dua të sqaroj përse është vendosur të jetë 20 shkurti, dita që simbolizon rënien e komunizmit. E vërteta është që ka pasur disa data, në të cilat kanë ndodhur ekzekutime të tmerrshme të intelektualëve gjatë regjimit komunist.
Mund të ishte vendosur shumë mirë edhe një nga këto data si ditë e kujtesës për rrëzimin e sistemit komunist dhe kujtimin e viktimave të diktaturës. Mund të ishte edhe 26 shkurti, ku në 1951 janë ekzekutuar 22 intelektualë. Por është përcaktuar dhe duhet të jetë 20 shkurti, pasi është një datë që përcakton rënien simbolike dhe faktike të regjimit të egër komunist në Europë. 20 shkurti është një datë me dy ngjarje.
Është data kur shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit Hoxha dhe triumfuan në mënyrë demonstrative ndaj regjimit diktatorial, që i kishte izoluar për 45 vite. Kjo është një datë që në rrafshin kombëtar është e patjetërsueshme për simbolikën që përmban.
Lulzim Basha: Jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar. 20 shkurti nuk është thjesht datë kombëtare, është e njohur ndërkombëtarisht. Në atë kohë, 20 shkurti i shqiptarëve ishte kryelajmi për të gjithë Europën dhe botën. Por edhe sot, çdo vit ka vëmendje të shtuar të ndërkombëtarëve.
Sali Berisha: Po, është e vërtetë që 20 shkurti është një datë që njihet edhe ndërkombëtarisht, pasi ndonëse ishte pranuar pluralizmi politik, regjimi komunist ende ishte gjallë dhe jetonte përmes njerëzve që drejtonin, busteve dhe simboleve që kujtonin diktatorin. Ndaj, edhe për mua, kjo është dita kombëtare e kujtesës së rrëzimit të komunizmit. (Panorama)