Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka deklaruar se nëse PS e kandidon për kryebashkiak në Lezhë, do ta konsideronte. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Ndreu tha se do ta konsideronte nëse Partia Socialiste e shikon si të mundshme kandidimin e tij.
Ilva Tare: Madje doli dhe emri juaj si kandidat i mundshëm për bashkinë e Lezhës?
Pjerin Ndreu: Unë nuk kam shpallur kandidaturën por edhe nëse forca politike e imja ma kandidon mua do ishte nder të përfaqësoj qyetarët e Lezhës, ashtu siç i përfaqësova me shumë korrektesë në kandidimin tim si deputet.
Ilva Tare: Pra nëse do të ketë zgjedhje …ju di të kishit…
Pjerin Ndreu: Është tjetër kush që ka shpallur kandidaturën, është një person tjetër dhe ju dini, por unë nuk e shpall kandidaturën. I takon forcës politike
Ilva Tare: Dakord, por nëse ju kandidon forca politike do të dëshironit të ishit?
Pjerin Ndreu: Do ta konsideroj nëse forca ime politike gjykon se unë do jem kandidati i mundshëm për bashkinë e Lezhës. (Ora News)