Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Prishtina është kthyer në xhungël betoni.
“46.000 ndërtime ilegale e kanë kthyer Prishtinën në njëfarë xhungle prej betoni”, tha Albin Kurti në diskutimin me temën “Tranzicioni, Lëvizjet Shoqërore dhe Rrënimi Urban”, të organizuar nga Qendra Multimedia, ku panelistë ishin edhe filozofi kroat Srecko Horvat dhe shkrimtarja serbe Sasha Savanoviq.
Duke folur për ndërtimet pa leje, Kurti tha se në Prishtinë është “situatë e komplikuar”.“Të flasim specifikisht, me numra: janë 46.000 ndërtime ilegale në Prishtinë.
E nuk i kemi edhe 46.000 familje që jetojnë në Prishtinë, që do të thotë se është “qytet ilegal”. S’është çudi që çdo raund zgjedhjesh cilido kandidat garon se cili do ta legalizojë më mirë qytetin”, shtoi Kurti, përgatiti Koha. (b.an)