Një djalë i ri është në hetim nga prokuroria e Tiranës, pasi e ka paditu daja i tij, të cilit i ka vjedhur paratë. “Më datë 17.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ll, vjeç 20, banues në Valias i Ri, pasi në Valias i Ri, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e dajës, shtetasit A.D, vjeç 53”, thuhet në njoftimin e policisë. Ai akuzohet në bazë të nenit 134 të Kodit Penal.
ma.me