Përmbytjet masive në qytetin e Durrësit kanë vështirësuar jo vetëm jetën e përditshme të banorëve, por janë kthyer edhe në pengesë për ta. Rastin e një të sëmuri që shkonte me urgjencë drejt spitalit e raporton “BalkanWeb”. Makina që po transportonte për në spital të riun është fikur në mes të rrugës, si pasojë e përmbytjeve në këtë qytet. Në video duket momenti kur zjarrfikësja ndërhyn për ta shpëtuar e transportuar në spital, pasi ambulanca e kishte të pamundur. /ma.me