Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje për mediat, pas mbledhjes se grupit parlamentar te PD, ka bërë thirrje për hetime të plotë të gjithë zyrtarëve që janë të akuzuar. Sipas tij, ai dhe partia e tij do të dijë se kur do të dalin përpara drejtësisë Tahiri, Qazim Sejdini dhe shumë zyrtar të tjerë të denoncuar dhe akuzuar nga opozita. Sipas kreut të opozitës, nuk ka drejtësi pa u vënë të gjithë këta përpara drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë.
Pjesë nga deklarata
Mos harroni mos heshtni se çfarë po bën drejtësie për çështjet kapitale në vend. Ne duam të dimë se kur do të dal Saimir Tahiri përpara drejtësie, i cili është nën hetim për drogën. Ne duam të dimë se kur do të kapen kokat e krimi, të gjithë policët e arratisur.
Ne duam të dimë se kur do të dal përpara drejtësie Vangjush, i cili është akuzuar për vjedhje dhe për trafiqe të tjera. Ne duam të dimë se kur do të dalë përpara drejtësisë Qazim Sejdini dhe banda e tij në Elbasan.
Në duam të dimë se kur do të kapen anëtarët e bandës së Habilajve dhe Klemet Balili. Ne duam të dimë se kur do të dal përpara drejtësisë Damin Giknuri. Këto janë çështjet që në nuk do ti lëmë të harrohen dhe të mos hetohen,. Pa u vënë në këta njerëz këta njerëz përpara drejtësisë, nuk ka drejtësi por ka farsë. Kjo do të thotë se ka një farsë një drejtësi të kapur.
ma.me