Policia e Lezhës ka shoqëruar gjatë ditës së sotme disa persona, të cilët kanë protestuar përpara ambienteve të policisë, kundër arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj.
Protestuesit janë mbajtur në komisarit duke ju thënë se tubimi është i paligjshme dhe nëse do ta vazhdojnë me protesta ata do të ndiqen penalisht.
Mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj, dhe familjarë të personave të arrestuar protestuan dhe në disa raste bllokuan edhe rrugën para komisariatit të Policisë Lezhë.
Ata e konsiderojnë politik, arrestimin e Frrokajt, ndaj kërkojnë lirimin e tij.
Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat në Shëngjin do të dalin të hënën para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.
/Ora News.tv/