Një ish-fituesja e konkursit të të pasmeve më të bukura ‘Miss Bum Bum’ ka paditur yllin e futbollit Cristiano Ronaldon me pretendimin se e ka ngacmuar seksualisht dhe poshtëruar pas ndarjes.
Mbretëresha e bukurisë braziliane, Erika Canel është shprehur se sulmuesi i ka dërguar mesazhe “ofenduese dhe fyese” kur ajo i dha fund marrëdhënies së tyre 2 mujore.
25 vjeçarja shprehet se ylli i Real Madrid donte ti shkatërronte jetën asaj.
‘Nuk haja, nuk flija dhe nuk doja të dilja më nga shtëpia,’-tha ajo për The Sun.
Avokatët e ish-Missit kanë ngritur padi kundër sulmuesit dhe do kërkojnë dëmshpërblim me pretendimin se veprimet e tij ishin poshtëruese dhe kanë ndikuar thellësisht në gjendjen emocionale të Canel.
Miss Canela i dha fund marrëdhënies me Ronaldon pas mori vesh se kishte të dashur./a.ç