Policia e Shtetit ka vene në pranga 40 persona në disa qytete të vendit, të cilët ishin përfshirë në trafik emigrantësh nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Kanadasë me viza dhe pasaporta false. Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Bande kriminale e kishte bazën kryesore në Lezhë.
Mes të ndaluarve mësohet se ka dhe zyrtarë dhe punonjës policie. Banda kriminale dërgonte emigrantë në SHBA dhe Kanada kundrejt vlera të ndryshme monetare. Hetimet për bandën kishin nisur disa muaj më parë, ndërsa mbrëmë u finalizua. Pak ditë më parë në Fier u godit një tjetër grup kriminal me 16 persona, që falsifikonin pasaporta për në Angli.