Një prej bandave profesionale më të mëdha në Piacenza të Italisë është shpartalluar nga karabinierët. Pesë prej anëtarëve të saj rezultojnë të jenë shqiptarë ndërsa të tjerët ishin një rumun dhe dy italianë.
Sipas mediave italiane shqiptarët, të cilët janë arrestuar që të gjithë kishin grabitur të paktën 15 banesa vetëm në qershor dhe dhjetor 2016, duke përvëtësuar mbi 1 mln euro
Grabitjet ishin bërë kryesisht në Piacenza, por edhe në Bergamo dhe Brescia, nëpër banesa, bare dhe restorante.
Megjithatë dyshohet se numri i grabitjeve është më i lartë.
Banda me pjesën më të madhe shqiptarë planifikonin çdo hollësi, duke i inspektuar paraprakisht dhe më pas grabisnin objektivin e përcaktuar qartë.
Përgjithësisht grabiteshin banesat që mbanin kasafortat e hapura ku gjendeshin sende të çmuara, para të gatshme, veshje të shtrenjta, materiale elektronike, vepra arti, të cilat brenda disa orëve dërgoheshin në Milano ku grupi kishte kontakte për t’i shitur.
a.ç