Sllovenia ka të ngjarë të mbajë zgjedhje të parakohshme kombëtare në maj, tha të enjten zyra e presidentit, pasi kryeministri Miro Cerar dha dorëheqjen duke protestuar për pengesat ligjore për një projekt kyç të zhvillimit. Cerar tha se kishte pasur gjithashtu mjaft presion nga sindikatat dhe ai e përshkroi si pengesë nga partnerët e koalicionit kur tha se po largohej të mërkurën vonë.
Sllovenia është tashmë gati për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor. Por Presidenti Borut Pahor kishte vendosur pas takimit me Cerarin që të mos propozonte një kryeministër të përkohshëm për të udhëhequr qeverinë deri atëherë, tha zyra e tij.
Pahor beson se është më mirë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në dy javët e fundit të majit.
Kjo do të ishte votimi i tretë i vendit. Presidenca tha se do të mbajë zyrtarisht thirrjen e votës derisa të takonte partitë dhe ligjvënësit javën e ardhshme. Ata gjithashtu kanë të drejtë të emërojnë një kryeministër të përkohshëm – megjithëse kjo shihet si shumë e vështirë deri në afrimin e ditës së zgjedhjeve.
Cerar dha dorëheqjen pasi Gjykata e Lartë anulloi rezultatin e një referendumi të shtatorit që kishte miratuar një projekt hekurudhor prej 1 miliard euro që ishte projekti më i madh i investimeve të qeverisë së tij qendrore majtas. Ai gjithashtu është përballur me greva nga punonjësit e sektorit publik që kërkojnë rritje të pagave, krahas grindjeve në koalicionin qeverisës, të përbërë nga Partia e tij Moderne, Social Demokratët dhe “Partia e pensionistëve” partia Desus. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tha më parë, të enjten se dorëheqja e Cerar nuk përbënte një rrezik të rëndësishëm për ekonominë, pasi sistemi politik tashmë ishte përgatitur për zgjedhje.
Instituti makroekonomik i qeverisë UMAR të enjten ka rritur parashikimin e PBB-së për 2018 në 5.1 përqind nga parashikimi prej 3.9 përqind në shtator, duke thënë se ekonomia do të rritet nga eksportet dhe investimet.
a.ç