Pas debatit me kreun e PD Lulzim Basha, kryeministri u largua nga salla e parlamentit.
Menjëherë Basha reagoi dhe tha se largimi i Ramës tregon se ai nuk shqetësohet për të varfrit por “ikën të zhvillojë takime skutave me Tahirin.
“Edi Rama braktis seancën kur është kërkuar mocioni me debat për kryeministrin për ndihmën ekonomike, për një arsye se nuk i ka prioritet të varfrit. Ku ka shkuar, të takojë prap Tahirin që e takon vjedhurazi në skutat e spitaleve, shpikin dhe sëmundje të paqena, se kanë një sëmundje të përbashkët, kokainën. Jo atë që konsumojnë, por atë që e sjellin me kontejner nga 180 milionë euro. Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kollumbianë. Sot këtu jemi për mbi 30 mijë familje që ishin dhe nuk janë më, që sot nuk ka asnjë grusht miell për fëmijët e tyre”, tha Basha./a.m.