Kryetari i Grupit të deputetëve të PS Taulant Balla ishte i pari që foli për Gërdecit në seancën plenare, në ditën që mbushen plot 10 vite nga tragjedia.
Ai tha se në këto vite nuk u bë drejtësi. Duke iu drejtuar Bashës, ai tha se ka bërë mirë që nuk e ka Berishën sot në listën e folësve në parlament. Ky i fundit në fakt ndodhet jashtë vendit.
“Sot bëhen 10 vite nga shpërthimi i krimit, tragjedisë së rëndë në Gërdec, ende nuk ka shkuar te fajtorët e vërtetë edhe ju që ikni nga salla sa herë që në sallë fliten të vërteta. Tavarish Luli, ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë e nuk ja ke vënë emrin në listë për të folur se në 10 vjetorin e Gërdecit do të ishte provokim i rëndë. Por në dritën e drejtësisë së re që po lind krimi i Gërdecit duhet të jetë një prej cështjeve që duhet hetuar dhe fajtorët për 26 jetë të humbura duhet të vihet aty ku u takon dhe fajtorët të shkon aty ku u takon”- tha Balla./a.m.