Me një tjetër fitore, kësaj here në Turqi, Bayern Mynchen ka prerë biletën për në fazën çerekfinale të “Champions League”.
Skuadra gjermane edhe pse kishte fituar 5-0 në ndeshjen e parë, nuk është kursyer as në takimin e dytë kundër Besiktas duke e mundur me shifrat 1-3. Gjermanët kaluan në avantazh në minutën e 18-t me Thiago Alacantara-n, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë dyfishuan rezultatin me një autogol.
Skuadra turke e cila synonte të bënte një paraqitje pozitive në ndeshjen e fundit të “Champions league” shkurtoi diferencat në minutën e 59-t, por nuk arriti të shkonte më shumë se kaq pasi Wagner realizoi të tretin për Bayern Mynchen në minutën e 84-r, duke stampuar edhe shifrat përfundimtare të takimit.
a.ç