Një 72-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Gjorm të Kurbinit, ndërsa viktima është shtetasi Xhelal Mera, 72 vjeç.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që dyshimet paraprake lidhen me faktin se Mera po kryente punime në shtëpi dhe ka rënë në kontakt me kabllot e tensionit të lartë për shkak të pakujdesisë.