Pak orë pas rikonfirmimt për herë të katërt në krye të kancelarisë gjermane, kryetari i Partisë Demokratike ka uruar Angela Merkelin për mandatin e ri.
Përmes një letre, Lulzim Basha e quan lajm të mirë për Shqipërinë dhe Europën rizgjedhjen e saj si kancelare e Gjermanisë.
Në letrën e urimit për kancelaren, zoti Basha shkruan se drejtimi i Gjermanisë nga zonja Merkel, për katër vitet e ardhshme, është një lajm pozitiv dhe domethënës edhe për Europën, sepse sfidat në nivel europian kërkojne vizion të qartë dhe vullnet të fortë.
Kryetari Basha e falenderoi kancelaren për vëmendjen e saj për Shqipërinë dhe Europën Juglindore, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes CDU-së dhe PD-së, dy parti motra, anëtare të Partisë Popullore Europiane, ku një rol kyç luan Fondacioni Konrad Adenauer.
Krijimi i qeverisë në Gjermani erdhi pas disa muajsh, pasi asnjë parti nuk arriti të marrë votat e duhura për të qeverisur e vetme.
a.ç