Depresioni po përhapet me shpejtësi duke mos kursyer asnjë grupmoshë.
Por kush janë shenjat e horoskopit që preken më shpejt nga depresioni?
Vijojnë si më poshtë:
1.Bricjapi:
Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, i cili nuk e humbet kurrë kontrollin dhe ka gjithmonë një plan rezervë për të përballuar çdo ndryshim të së tashme dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë në depression është e kotë. Impenjimet e shumta në punë, jeta e tyre e ndërlikuar dhe stresi janë disa prej shkaqeve që ndikojnë negativisht në gjendjet e tyre emocionale dhe bëjnë që të bien në depresion.
2.Gaforrja:
Të lindurit e shenjës së Gaforres u druhen shumë ndryshimeve që mund t’u sjellë e tashmja apo e ardhmja. Ata kanë gjithmonë frikë se mund t’u ndodhë diçka e keqe, si rrjedhojë pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit, stresit dhe vetmisë.
3.Akrepi:
Personat që i përkasin shenjës së Akrepit përpiqen të ‘’shesin’’ gjithmonë imazhin e të qenit i, e fortë, por në të vërtetë janë më skeptikët e zodiakut. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por, pesha e presionit në gjithë këtë kakofoni skepticizmi e nevoje për përsosmëri godet rëndë gjendjen e tyre emocionale./a.m.