Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së mjekut të njohur Polikron Çela.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të njohur e të devotshëm e të palodhur të fëmijëve, pediatrit Polikron Çela. Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjeksisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”. Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të vecante, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Çela. Iu prehtë shpirti në paqe!” , thuhet ne mesazhin e shpernfare nga Presidenca. /a.m.