Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar çështjen e financimit të Partisë Demokratike nga lobistë rusë.
Ajo i ka dalë në mbrojtje kreut të selisë blu teksa tha se gjithçka bëhet për të larguar vëmendjen nga problemet e tjera.
Në studion e Neës 24 ajo madje ajo foli edhe me gjuhën e Bashës, kur njësoj si ai kujtoi takimet e Ramës me presidentin serb Vuçiç.
“Po pse ca janë rusët? Në SHBA ka miliona rusë. Po i bëjmë rusët si alienë. Po pse Vuçiçi ça është? Është më antishqiptar se rusët, ndëorhë Edi Rama ha e pi me të.
Ajo tha më tej se “Bashës as i bëhet vonë fare për këtë histori”.
Ajo thotë më tej se nuk ka anjë ftohje me numrin një të PD-së, përkundrazi janë rakorduar për aksionin opozitar por edhe për zgjedhjet lokale.
“Ne jemi në diskutime, ne jemi në fazën e diskutimeve për kandidatët, gjë që është e rëndësishme për kandidatin që do marrë përsipër jo vetëm fushatën po dhe strategjinë e qytetit në të cilin do kandidojë. Do fillojmë dëgjesat, do hidhen kandidaturat në tryezë, por është herët akoma për të vendosur. Por di të them që LSI do të jetë e përgatitur për të gjitha llojet e varianteve. Planet tona janë nga më të ndryshmet, se nga eksperiencat në zgjedhjet lokale të kaluara në shumicën e rasteve, kemi qenë gjithmonë jo të tradhëtuar, por strukturat e partive përkatëse nuk e kanë përkrahur kandidatin e LSI, ndërkohë që ne e kemi mbështetur qoftë kandidatin e PS apo të PD. Do plotësojmë Komitetin Drejtues që do orientojë aksionin politik të LSI në 61 bashki të Shqipërisë. Sot Shqipëria nuk ka më luksin për të ndarë programe të majta e të djathta, por forcat politike të unifikohen në luftën kundër varfërisë,” tha Kryemadhi.
/a.m.