Kastriot Islami, nga politikan, tashmë është kthyer në objekt humori për rrjetet sociale. Ai është kujtuar pas vdekjes së fizikantit të njohur Stephen Hawking, për shkak se postoi në rrjetet sociale disa foto me Dritëro Agollin, ndërsa ai ishte duke ndërruar jetë.
Foto të cilat krijuan debat të ashpër, pasi Kaçi shfaqej i qeshur te koka e shkrimtarit të madh, që po jepte shpirt. “Një foto me shkencëtarin e madh para vdekjes” – Kaç Islami a.k.a Ndodhem aty për foto në momentet e fundit të jetës”, shkruan një faqe me humor, duke postuar një meme të Kaçit me fizikantin e njohur. /MA.ME