Mediat shqiptare në Maqedoni bëjnë të ditur se Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të vizitojnë Maqedoninë këto ditë. Sipas tyre, dy vizitorët do të zhvillojnë takime me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.
Mësohet se këto takime do të bëhen në kuadër të bashkëpunimit mes dy partive shqiptare për të ndikuar në përmirësimin e klimës politike në Maqedoni.
Po sipas shqiptarëve të maqedonisë, skenari i mundshëm i këtij takimi është një marrëveshje politike për nxjrrjen e Maqedonisë nga kriza.
Gjatë qëndrimit në Tetovë pritet edhe shpallja e Ramës e Thaçit “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.