Surprizat e muajit Mars duket se nuk kanë të mbaruar, pasi fundi i tij pritet të sjellë një valë të ftohti.
“Pritet që në 10 ditëshin e fundit të muajit Mars të kemi një 3-4 ditësh shkëputje nga normaliteti i stinës së Pranverës, ku pritet një rënie e theksuar e temperaturave dhe nëse do të shoqërohet edhe me reshje, do të shohim reshje dëbore”, tha meteorologia per TvKlan.
Sinoptikanët kanë parashikuar se deri në fund të tij, Marsi do të ketë më shumë ditë me shi./a.m.