Publikimi i skandalit të pronave të paligjshme nga Alpenews.al për dy ish krerët e Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi, është tema kryesore e diskutimeve dhe e debatit në mediat serioze shqiptare.
Ajo që është kuptuar tashmë pas bërjes publike të dokumentave, të provave dhe fakteve të pronave të vendosura me paratë e pista të abuzimit me pushtetin, se sa të drejtë dhe se sa prova konkrete ka SHBA, kur i ndaloi hyrjen familjes së ish Kryeprokurorit Llalla me motivacionin e përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës.
Sigurisht që indirekt kjo akuzë vlen po aq edhe për bashkëpunëtoren më të ngushtë të z. Llalla, Rovena Gashin ish Drejtoreshën e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ajo që është kuptuar nga të gjithë tashmë se ambasadori Lu, për Adriatik Llallën, Rovena Gashin dhe ca të tjerë si puna e tyre por edhe për ish shefat e tyre politikë që i kanë bërë dalje tashmë, e kishte kur deklaroi se ky fillim viti do jetë ai i “peshqve të mëdhenj”.
Tani që letrat u hapën dhe provat me dokumenta për Llallën dhe Gashin u bënë publike, të gjithë e kuptuan se kemi të bëjmë me DY PESHQIT e mëdhenj të korrupsionit dhe të ushqyer me paratë e krimit.
Avokat Ngjela, ish ministri i Drejtësisë, e ka përshkruar mjaft bukur këtë situatë për ta kur shkruan:
“Këta të korruptuar që kanë vjedhë çdo gjë në Shqipëri në 20 vjet; çfarë janë – kriminelë?
Jo, janë qejflinj krimesh.
Këtej e tutje do të shfaqen pronat e korrupsionit.
Gjithsesi, të gjitha abuzive janë, por tani që po shfaqen mediatikisht pronat e Llallës dhe Gashit, duhet që gjithsecili të kujtohet për një gjë?
Si i kanë fituar këta këto prona?
Është shumë e rëndë kur e mendon. Që të gjitha janë para të paguara nga bota e krimit për t’iu mbyllur autorëve dosjet e krimit.
Aty, në ato prona, në pishina, hotele, vila dhe restorante gjendet gjaku i të vrarëve nga krimi i pandëshkuar; gjenden vjedhjet e shtëpive të emigrantëve dhe të shqiptarëve të ndershëm me autorë të liruar nga prokurori; gjenden para të paguara nga Basha për 200 milionë dollarët e grabitura nga Rruga e Kombit; gjenden paratë e paguara nga Meta për të mbyllur aferat e tij të korrupsionit; janë paratë e paguara për të legalizuar aktet e vjedhjes së tokave në bregdet nga të gjithë llojet e pushtetarëve dhe nga familjarët e tyre; gjenden paratë e paguara të pushtetarëve, për të legalizuar abuzimet e tyre.
E pse të zgjatemi: thjesht aty, në ato prona, gjendet bashkëpunimi i pastër i prokurorëve me krimin e organizuar.”
Ngjela ka të drejtë. Siç thoshte ish Kryeministri Berisha dikur, avokati është një dashnor i fjalës së lirë.Pas tij kanë nisur të shkruajnë të tjera pena serioze që nuk janë as pjesë e kazanit dhe as e llumit që ndodhet në fund të tij./Alpenews.al