Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier Ligë. Lideri këtë herë shënoi fitore ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit, të cilin e mposhti 0 me 2.
David Silva shënoi të dy golat në këtë ndeshje. Ai realizoi në minutat 10’ dhe 50’.City mbetet lider i padiskutueshëm në tabelë me 81 pikë të tubuara pas 30 ndeshjeve.
Skuadra e Pep Guardiolas ndiqet nga Manchester Unitedi që ka 65 pikë.Stoke është e parafundit me 27 pikë dhe rrezikon rënien nga liga.
Po aq pikë ka edhe pozita e 18-të, një më lartë se Stoke. Southamptoni është i 17-i me 28 pikë, përgatiti Express. (b.an)