Nëna 39- vjeçare e cila humbi jetën në maternitetin e spitalit të Kukësit së bashku me foshnjen e saj është paraqitur në spital me diagonozën fetus i vdekur.
Drejtori i spitalit të Kukësit ka sqaruar për mediat se “pacientja me inicialet N.P, 39 vjeçe u paraqit ne urgjencen e maternitetit Kukes, me dt 11.3. 2018 ne gjendje te rende shendetesore, me diagnozen fetus morti me laceracion dhe rupture te shprehur te uterusit”.
Ai thotë se pacientja u reanimua dhe u nderhy menjehere ne sallen e reanimacionit nga ekipi i mjekeve gjinekologe, kirurge dhe anesteziste reanimatore, ku bente pjese edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep sherbim ne spitalin e Kukesit permes programit te bonusit.
Po sipas drejtorit të spitalit, pacientja ka tentuar disa here ne shtepi te demtoje barren per shkak te problemeve sociale dhe eshte paraqitur ne spital te gjendje te renduar me hemoragji te shprehur.
“Gjate nderhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rende e pacientes te ciles gjate kesaj kohe i eshte dhene 5 njesi gjak dhe 3 njesi plazem por ka qene pa puls periferik gjate gjithe kohes” sqaron më tej drejtori i spitalit.
Pavaresisht perpjekjeve te medha te ekipit mjekesor e semura nderroi jete ne orën 01:30 te nates.
a.ç