UPDATE/ Policia e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me shpërthimin e ndodhur në një dyqan celularësh, ku mbeti i plagosur pronari i dyqanit, dhe jo punonjësi siç u raportua në fillim.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:40, në rrugën “Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të Gentian Hoxhës 34 vjeç. “Ai ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur një shpërthim nga lëndë ende e papërcaktuar”, thotë policia.
Si pasoje është dëmtuar 34-vjeçari i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia sqaron së Gentian Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij, derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, – përfundon njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës.
***
Një shpërthim me eksploziv pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë ka vënë në alarm Policinë.
Ngjarja ka ndodhur përballë Liceut Artistik në një dyqan celkularësh, vetëm pak metra larg ambasadës amerikane ndërkohë raportohet se në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Raportohet se i plagosur ka mbetur punonjësi i dyqanit i cili shihet edhe në video, shtetasi Gentian Hoxha 26-vjeç. Ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.
Nga pamjet gjendja e tij duket e rëndë. Ky i fundit ishte punonjës i dyqanit të celularëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Veprimet hetimore janë fokusuar tek ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të biznesit./a.m.