Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i ndodhur dje në Sarandë, tha se brenda pranverës do të fillojnë përgatitjet për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.
“Brenda pranverës do të përfundojmë studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që unë kam bindjen se do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do t’i shërbejë vetëm Sarandës, por edhe Korfuzit, pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim.
Pse jo, kemi folur edhe për mundësinë e vazhdimit të investimeve për Portin e Sarandës në mënyrë që të zgjerohet kalata.
Ky është një projekt që do të dojë disa vite pasi ka interes nga krocerat për të pasur Sarandën stacion të përditshëm gjatë sezonit turistik”, tha Gjiknuri.
Po në Kuç do bëni aeroportin, se vetëm Kuçi ngeli pa aeroport dhe e shfrytëzon edhe Kudhesi