Disa ditë më parë kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi takime në familjet të cilave u ishte hequr ndihma ekonomike. Mes personave që takoi ishte edhe Donika nga Valiasi.
Por pas disa ditësh, zonja shfaqet në një tjetër video, këtë herë të publikuar nga kryeminsitri Rama. Ajo tashmë është punësuar nga zyrat e punës dhe Rama jep mesazhin e alternativës së punës.
Rama shkruan se Donika Shetës i është hequr ndihma ekonomike, por ka siguruar një vend pune.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me një tjetër nga shumë shembujt e ndryshimit, mes atyre që njerëzit në Ndihmë Ekonomike u interesojnë veç për pasqyrën e propagandës politike dhe nesh, që përpiqemi çdo ditë t’i punësojmë sipas mundësive e aftësive, ju uroj një javë të mbarë 🌹”- shkruan Rama./a.m.