Deputeti Fisnik Ismaili i ka dalë krah koleges së tij, Besa Baftiu, e cila dha dorëheqje ditë më parë nga Vetëvendosje.
Ismaili, në këtë postim ka thënë se nuk e ka në plan ta dorëzojë mandatin e deputetit – gjë të thotë se e kishte menduar kur kishin nisur problemet e para.
Për më tepër, Ismaili thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk po mundet që ta mbajë bashkë as partinë e tij.
“Me pas qenë Kryeministër, thotë njeri, por ja që s’asht. As partinë e vetë s’un pe mban bashkë. Chill, njerëz”, shkruan Ismaili, përgatiti Koha. (b.an)