Afrimi i sezonit turistik në Sarandë ka sjellë një vëmendje të shtuar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës për përfundimin e punimeve të nisura në hyrje të Sarandës.
Ministri Damian Gjiknuri gjatë inspektimit të investimit, ka theksuar se tashmë është zgjidhur dhe financimi për projektin.
Gjiknuri: Para sezonit do të përfundojë rruga hyrëse e Sarandës. Edhe ato vonesa kanë ardhur për shkak se nuk kanë qenë planifikuar fonde për vitin e kaluar, gjë që janë marrë masat për buxhetin e këtij viti që ajo rrugë të përfundojë, brenda majit të jetë funksionale me gjithë parametrat e duhur.
Nga ana tjetër ai sqaroi se këtë vit do të fillojnë edhe punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë, që do të afrojë qytetin e Sarandës edhe më shumë me Tiranën apo pjesën tjetër të vendit.
Gjiknuri: Këtë vit do të fillojmë edhe punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë. Brenda pranverës do të përfundojmë edhe studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarndës, një aeroport turistik që jam i bindur se do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do ti vlejë vetëm Sarandës por edhe Korfuzit, i cili i ka konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri së bashku me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe deputetë të zonës vizituan xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës.
Kjo xhami po rikonstruktohet falë një bashkëpunimi midis Ministrisë së Kulturës dhe komunitetit mysliman. (Oranews)