Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, ka folur ne lidhje me lobimet që Lulzim Basha ka bërë në SHBA. Topalli shprehet se kreu i demokratëve duhet të shpjegojë burimet se si pagoi një shumë të madhe parash para zgjedhje të 25 qershorit.
Sipas saj, Basha e ka detyrim ndaj demokratëve që të jetë transparentë në gjithçka që ka lidhje me PD, duke theksuar se kyredemokrati nuk e ka diskutuar këtë vendim në kryesinë e partisë së tij.
“Të deklarohet burimi i të ardhurave për paratë që kanë kaluar në firma lobimi offshore. Nuk ka sqaruar asgjë. Basha ka shtuar konfuzionet dhe paqartësitë për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë. PD nuk mund të mbajë kosto tjetër dhe akuza kur flasin për para në offshore.
Një gjë është themelore, ai duhet të sqarojë, ai ia ka borxh PD-së të sqarojë. Ai ka lëvizur para, në atë kohë që kam qenë në grup parlamentar. Por në kryesinë e PD nuk ka pasur vendim për këtë gjë.
Vendimet për lëvizjen e parave nuk janë marrë si vendime të forumeve të Partisë Demokratike. Janë vendime private të z.Basha. Ndryshe i paraqet shifrat në deklaratë dhe ndryshe thotë Lulzim Basha, për para që nuk ua dimë burimin, nuk ua dimë kanalet”- u shpreh Topalli. (Balkanweb)