Arsenali raportohet se ka marrë një lajm i mirë në përpjekjet për të siguruar shërbimet e Massimiliano Allegri, pasi trajneri i Juventusit është shprehur i gatshëm për ta zëvendësuar Arsene Wengerin gjatë verës.
50-vjeçari vitin e shkuar u përfol si kandidati më i pëlqyer i Arsenalit pas largimit të Wengerit, por francezi kishte nënshkruar kontratë të re me londinezët. “The Sun” shkruan se italiani ka pranuar të kalojë në Premier Ligë dhe po mëson anglishten.
Wenger aktualisht është drejt mbylljes më të dobët të një sezoni në udhëheqjen 22-vjeçare të Arsenalit dhe po mbështetet në Ligën e Evropës për ta shpëtuar vendin e fundit. (Koha)