E afërmja e familjes i bë një dedikim familjes së të vëllai të vdekur në aksidentin, i cili mori jetën e 4 pjestarëve të një familje. Babai së bashku me tre fëmijët u ndanë nga jeta e ndërsa e mbijetuar mbeti vetëm nëna.
Nga 3 fëmijët Rayan ishte djali i vetëm dhe i vogli. Ai sot do të bënte 7 muaj. Halla e tij, Gonxhe ka përlotur me dedikimin e saj në rrjetin social “Facebook”, duke nxjerrë edhe disa foto kur i vogli i familjes Preka erdhi në jetë. Një zemër e copëtuar motre, ku tregon se i mungon shumë. Ajo ka treguar se ditën kur lindi Rajan, ishte njeriu më i pasur…
“Tash ia ke lanë krahun bosh hallës, tash nuk asht ma tan bota në dorën time, por tash asht e gjith bota mbi kokën time”, – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Diten kur Linde ti i vogli im kur dora jote e vogel ishte mbi doren time isha njeriu me i pasur ne bote e gjith bota ishte mbi doren time.
Sot do te beje 7 muajsh por halla nuk ka ku me e marr ma Rayan qe me shku me e puth fort me e perqafu fort me ja ni Eren e ti qe zemra mu zmadhonte nga lumturia kur te kisha ne krah. Tash ja ke lan krahun Bosh halles tash nuk asht ma tan bota ne doren time por tash asht e gjith bota mbi koken time .
Happy 7 month in haven my nephew
Miss you my baby boy