Këshilltari i Partisë Demokratike, Fabian Topollaj ka ironizuar Lulzim Bashën lidhur me detajet e para të publikuara nga analiza e brendshme për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Duke pasur parasysh raportin konfidencial të degëve të PD-së për zgjedhjet ku thuhet se kritikët kanë qenë arsyeja e humbjes, Topollaj i sugjeron Bashës me ironi që t’ia faturojë atyre edhe blerjen e votave për PS dhe LSI.
Ndërkohë, Topallaj shkruan që Basha duhet t’ua faturojë kritikëve dehe dollarët që janë dërguar në Amerikë për lobim.
“Ore kryetar, e ke që e ke në dorë këtë raportin konfidencial të degëve të PD për zgjedhjet, ku paska dalë që kritikët e tu paskan punuar kundër, ndaj paskemi humbur ne.
Pse nuk e bën tamam dhe t’u caktosh atyre edhe blerjen e votave për PS dhe LSI, madje edhe përdorimin e trafikantëve dhe të fortëve gjatë fushatës? Po deshe mund t’i faturosh atyre edhe këto dollarët që janë dërguar ne Amerikë, sepse po të bien me qafë kot fare për atë çështjen e lobimit.
Vetë e bëre, vetë ia shpërndave shtypit, ndaj nuk e kuptoj çfarë të pengon dhe të mban dorën që t’ua ngecje atyre të gjitha hallet e tua, tamam siç e meritojnë ata armiq të popullit e të partisë?” shkruan Topollaj. (TemA)