Kryetari i Grupit të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me çështjen e sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë në Maminas.
Ai ka akuzuar sërish qeverinë se linja e trafikut kishte garantë pikërisht qeveritarët.
I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e ambasadorit Donald Lu, i cili e cilësoi biznesmenin Arbër Çekaj, “peshk të madh”, Vasili kishte një tjetër mendim. Ai tha se “peshqit e mëdhenj” janë ata që i dhanë garanci Çekajt.
“Ai ishte në Gjermani kur u sekuestrua kokaina. Është peshku i madh Arbër Çekaj, apo ata që e garantuan ata? Besoj është një llogjikë shumë e thjeshtë për tu arsyetuar. Ai ka qenë atje shumë i qetë, këtu ka pasur garantë shumë të fortë. Unë i kam quajtur peshkaqenë”, dekalroiu Vasili në bashkëbiseidmin me gazetarët.
Ndërkohë, të njëjtin mendim ndau më herët edhe nënkryetari i PD Edi Paloka. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ai deklaroi se “peshqit e mëdhenj” janë ata që i dhanë garanci Arbër Çekajt, të cilin e quan thjesht një biznesmen bananesh.
“Peshku i madh” nuk eshte tregetari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi. Jane te njejtet qe ekstraduan deshmitarin e Tahirit dhe qe , ketu do jemi, do bejne gjithshka qe Arber Cekaj te mos kthehet ne Shqiperi”, shkruante Paloka.
/a.m.