Paraditen e sotme katër ish- punonjës të bashkisë së Lezhës dhe të Hipotekës janë paditur pasi akuzohen se kanë kthyer pronën e shtetit në një tokë private.
Pas privatizimit të saj në këtë tokë janë ndërtuar pallate.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije për “Ora News” se personat janë paditur në prokurorinë e Lezhës.
Në orët në vazhdim do të jepen më shumë detaje.
Pak ditë më parë kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame njoftoi se qeveria shqiptare do të zbardhë të gjithë zinxhirin e abuzimeve me pronat e shtetit të cilat janë kthyer në toka private.
Do të jenë 30 mijë parcela që do i nënshtrohen procesit të rivlerësimit
Zonat me problematika të tilla janë bregdeti i Velipojës, ai i Lezhës, i Shëngjinit, zona e Kune-Vainit, Ishull Lezhë, Gjiri i Lalëzit, bregdeti i Spillesë, zona e Kavajës, bregdeti i Semanit, zona e Nartës, zona e Orikumit, dhe bregdeti i Rivierës në përgjithësi në jug.