Kryeministri Rama e ka nisur ditën me publikimin një videoje ku krahason mënyrën se si ndahej ndihma ekonomike në kohën e PD dhe sot.
Rama publikon pamjet ku shfaqet kreu i opozitës gjatë takimeve në familjet që u është hequr ndihma ekonomike dhe më pas momenti kur një qytetar ka shkuar të kërkojë punë në zyrat e punësimit.
“Ky është dallimi mes atyre që duan të përfitojnë për politike edhe mes nesh”, shkruan Rama në mbishkrim të videos.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë rast domethënës, ku bëhet edhe dallimi i qartë mes atyre që duan ta përdorin Ndihmën Ekonomike për politikë dhe nesh, që mbështesim punësimin e atyre që nuk përfitojnë nga Skema e Re, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹