Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencën me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”, por krahu i Dardan Molliqajt e ka braktisur.
Albin Kurti e Glauk Konjufca të ulur në ballë të tryezës janë rrethuar nga deputetë e tjerë të partisë, por jo nga ata të cilët kanë dhënë dorëheqje nga strukturat drejtuese të Vetëvendosjes.
Dje, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se llogarit edhe në vota nga deputetë të Vetëvendosjes për miratimin e marrëveshjes mbi kufirin e Kosovës me Malin e Zi. Kreu i Vetëvendosjes sot ka vendosur që me një letër të hapur t’i drejtohet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbi rrugën përpara që sipas tij, duhet ndjekur për problemin e shkaktuar nga marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Kurti i përmend në 5 pika se si duhet vepruar për gjetjen e zgjidhjes për problemin e demarkacionit.
“Le ta bëjmë njëherë korrigjimin me Komision të përbashkët – le të quhet edhe TPP (Trup i Përbashkët Punues) – pastaj ratifikimin”, ka thënë Kurti, përgatiti Express. (b.an)