Pak ditë më parë Presidenti, Ilir Meta i dha “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Agur Vrenozit, i cili humbi jetën pasi u përplas me hajdutët gjatë grabitjes së një pikë këmbimi valutor në Fier.
Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak Fier, për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” pas vdekjes të Agur Vrenozi.
Vrenozit i jepet titulli për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën./a.m.