Autoritetet në Tiranë kanë vënë në pranga një Inspektor të Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, për akuzën e korrupsionit.
Në pranga përfundoi 34-vjeçari Klodjan Pjeshka.
Sipas burimeve zyrtare, Pjeshka u arrestua pasi rreth orës 14:00 të së enjtes, dyshohet se i ka kërkuar një shumë prej 20.000 lekë të reja 56-vjeçarit K.V, me qëllim që të mos e ndëshkonte me gjobë.
Inspektori Pjeshka akuzohet korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim të detyrës
a.ç