Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në ujërat e një lumi në Aquila të Italisë. Sipas mediave fqinje, trupi i përket një 36-vjeçari të identifikuar momentalisht vetëm me iniciale E.P.
Ai u gjet gjatë natës në Paganica, në një kanal devijues të lumit Vera. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së shqiptarit dhe pritet që trupi i tij t’i nënshtrohet autopsisë.
Viktima mësohet se ishte zhdukur nga banesa prej së hënës dhe kishte qenë partnerja e tij që e kishte denoncuar zhdukjen në polici.
a.ç