Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi taksa mbi importin e çelikut dhe aluminit në SHBA, duke shpërfillur paralajmërimet e përsëritura nga një numër i madh i aleatëve të tij, me në krye Bashkimin Evropian, mbi rreziqet e një lufte tregtare me pasoja të paparashikueshme.
Këto taksa, që do të jenë 25% për importin e çelikut dhe 10% për atë të aluminit, do të hyjnë në fuqi për 15 ditë.Kanadaja, partneri kryesor tregtar dhe furnitori i parë i çelikut për SHBA-të, për momentin do të përjashtohet bashkë me Meksikën (b.an).