Policia ka gjetur një trup të dekompozuar të një personi në fshatin Baltëz të Fierit. Trupi është konstatuar në një kanal në anë të rrugës nga një bari, i cili më pas kanë njoftuar policinë.
Ekspertët e grupit hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të kqyrur zonën ku u gjet skeleti i njeriut. Dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën rreth një vit më parë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe për të zbardhur shkaqet e vdekjes.