Elisa Spiropali, përmes një deklarate për shtyp, ka shprehur qëndrimin e PS ndaj kundrejt investigimit të bërë nga revista amerikane Mother Jones, ku thuhet se Rusët lobuan për
Bashën në SHBA te Trump. Spiropali është shprehur se pavarësisht prezencës apo jo të Kremlinit në këtë fenomen, Basha e ka për detyrë të sqarohet dhe të mos fshihet pas “çarçafit të opozitës”, siç e quan ajo, të një opozite të cilës nuk i ka ngelur asgjë.
“Opozita ndodhet në një fazë të re, më të errët dhe shqetësuese. Ajo duhet të bashkonte forcat na mënyrë bashkëpunuese. Media amerikane ka publikuar një rrjet tonditës merimangash, me dijeninë dhe firmën e Bashës. Zanafilla gjendet në xhepat e oligarkëve rusë. Kjo tregon përzierje e Kremlinit ne politikën shqiptare përmes Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për futjen e mollës së sherrit midis lindjes dhe perëndimit.
Reagimi i PD dhe i Ambasadës ruse ndaj medias nuk mund të na bëjë të heshtim. Mbrëmë revista New York Times ka publikuar fakte nga revista Mother Jones. Ne nuk dëshirojmë konflikt me Kremlinin edhe pse Rusia nuk është ndër parteret tanë strategjik, pasi ne dëshirojmë marrëdhënie të mira tregtare, kulturore etj. Nuk mund të pozicionohemi me siguri sa i përket Kremlinit, koha do e tregojë. Basha duhet të përgjigjet kundrejt popullit shqiptar.
Lulzim Basha duhet të përgjigjet pa u fshehur në çarçafët e një opozite pa program, pa gjë përveç urrejtjes. Ku u gjenden ato para që u paguan nga PD, pse kaluan nga kanali i errët i një shoqërie guackë? Ku i mori paratë Basha? Kjo është një shkelje e hapur e shtetit shqiptar dhe amerikan. Askush nuk mund të harxhonte energji për këtë gjë. Me Rusinë e pa Rusinë, çështja mbetet shqetësuese. Uroj 8 marsin deputeteve të PD dhe i këshilloj ato të nxisin Kryetarin e tyre që të përballet me këtë çështje.“, theksoi Spiropali.