Gjykata liron nga qelia pronarin e ish-universitetit “Kristal” Ahmet Muça pasi ai u arrestua për shitje diplomash false.
Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorisë.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi Muça është 70-vjeç, kërkesë e cila u aprovua nga gjykata.
Për personat në këtë moshë nuk aplikohet masa e “arrestit me burg” për veprën penale që akuzohet./a.m.